KSHZ-ja e përgatitur për zbatimin e zgjedhjeve lokale

Doracakët për edukimin e komisioneve komunale zgjedhore dhe bordet zgjedhore u miratuan në seancën e sotme të 124 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Siç kumtoi KSHZ, deri tani këto janë doracakët më mirë të përpiluar të cilët do të kontribuojnë për zbatim të ligjshëm të veprimeve zgjedhore. Me këtë, siç theksohet, Komisioni Shtetëror Zgjedhor është tërësisht i përgatitur për zbatimin e zgjedhjeve lokale të cilat parashikohen në tetor të vitit 2017.

Në seancën e sotme KSHZ-ja e ka shqyrtuar dhe miratuar Projektin për kontroll dhe vlerësim të qasjes në vendvotime për persona me nevoja të posaçme në territorin e Republikës së Maqedonisë, i cili është projekti i parë i këtij lloji i cili do të realizohet.
Mes tjerash janë miratuar edhe raportet nga analiza e zbatuar funksionale në KSHZ, Raportin për vlerësimin institucional të njësive rajonale dhe zyrat e KSHZ-së, Propozim-rregullorja për organizimin e brendshëm dhe rrethveprimin e punës së shërbimit profesionist të KSHZ-së, si dhe Propozim rregullorja për sistematizim të vendeve të punës në Shërbimin profesional të KSHZ-së.

Në kumtesë theksohet se KSHZ-ja në seancë kujdes të posaçëm i ka kushtuar ribalancit të buxhetit të paraparë për vitin aktual dhe për veprimet zgjedhore.
“Si organ më i lartë shtetëror i cili kujdeset për ligjshmërinë në përgatitjen dhe zbatimin e veprimeve zgjedhore, ndërsa në të njëjtën kohë edhe nga organet shtetërore të parapara me Planin 3-6-9 KSHZ sillet në gjendje të pamundësisë në kryerjen e veprimeve të parapara. Për këto shkaqe në seancën e sotme, KSHZ-ja solli vendim menjëherë të drejtohet deri te Ministria e Financave me qëllim të gjetjes së zgjidhjes funksionale për zbatimin e të gjitha veprimeve të parapara”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button