Lista e pronësisë në mënyrë elektronike

Ministria e Transportit dhe Lidhjes do të mund me anë elektronike dhe pa dorëzimin e çfarëdo kërkese deri te Agjencia për kadastër të patundshmërive që t’i merr dokumentet e nevojshme, siç janë listat e pronësisë. Këtë e mundëson dje firmosja e marrëveshjes mes të dy institucioneve, me të cilën do të mundëoshet shkëmbimi elektronik i të dhënave mes Ministrisë dikasteriale dhe Agjencisë për kadastër për patundshmëri. 

“Deri më tani për të gjitha ankandet publike ose për çfarëdo lloj dokumenti për të cilin duhej të siguronim dokument nga Kadastri, përfshirë këtu edhe legalizimin e objekteve të egra, duhej që korrieri nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ta dërgojë deri te kadastri dhe më pas dokumentet e nevojshme të kthehen në Ministri. Kjo për Shkupin nuk ishte edhe aq problem, por në zyret në mbarë vendin, ngandonjëherë merrte disa ditë – sqaroi ministri Mile Janakievski i cili apeloi deri te komunat që të nënshkruajnë marrëveshje me Agjencinë dhe të lidhen me sistemin, që me anë elektronike t’i marrin dokumentet.

Drejtori i Agjencisë për kadastër për patundshmëri, Lupço Georgievski tha se bëhet fjalë për marrëveshje të parë të firmosur me ndonjë Ministri dhe u bëri thirrje ministrive të tjera të cilat kanë nevojë nga baza e të dhënave të tyre që të firmosin marrëveshje të ngjashme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button