PSG mposhtë Marseillen

PSG nisi shumë mirë takimin pasi vetëm pas 6 minutave lojë ish anëtari i Romës,Menez i dha epërsin e parë vendasve.

Goli i pësuar nga skuadra e Deschamps i shërbeu atyre për së miri pasi nga ai çast Marseille dominoi tërë takimin.

Mysafirët kishin vërtetë shumë raste por nuk e gjetën golin në pjesën e parë e cila u mbyll 1-0.

Pjesa e dytë ishte e njëjtë pasi mysafirët dominuan ndeshjen deri në minutën e 60 ku Ayew pranoi pasim nga Remy dhe me kokë barazoi rrezultatin në 1-1.

PSG kishte qëllim vetën fitoren dhe këtë e arriti vetëm 1 minutë pas golit të Ayew pasi Alex realizoi me kokë pas krosimit nga korrneri nga Nene.Veq kësaj duhet treguar se PSG nga minuta e 86 luajti me një lojtar më pak pasi Sissoko u përjashtua pas kartonit të dyt të verdhë./ lajmesport

Lajme të ngjashme

Back to top button