Zjarre të mëdha e përfshinë rajonin ballkanik

Në Mal të Zi në rajonin e Parkut kombëtar “Prokletie” edhe më tej janë aktive zjarret, shuarja e të cilave është vështirësuar për shkak terrenit të paqasshëm.

Sipas televizionit shtetëror RTCG, zjarret të cilat janë tërbuar prej dje i kanë përfshirë Hridin dhe Riblak.

Zjarri në malin Dinara, në kufirin mes BeH dhe Kroacisë, ende është aktiv, ndërsa linja e zjarrit që është e gjatë më shumë se katër kilometra paraqet kërcënim për pyllin, njoftuan persona zyrtar.

Krahas këtij zjarri, në zhupaninë boshnjake Herceg aktiv është një zjarr edhe në rajonin e komunës Bosansko Grahovo.  Zjarr ka edhe në komunën Glamoç dhe për shkak të terreneve jashtëzakonisht të paqasshëm dhe të minuar, zjarret në të dy lokacionet është e mundur të shuhen vetëm nga ajri, për ç’arsye është kërkuar ndihmë nga armata e BeH.

Në Greqi autoritetet evakuuan dy komuna në jug të Athinës për shkak një zjarri të madh pyjor.

Zjarrin në rajonin Lagonski e shuajnë më shumë se 40 zjarrfikës me 20 automjetet dhe dy helikopterë.

Mediat lokale njoftojnë për dy zjarrfikës të lënduar lehtë.

Shqipëria gjendet në situatë kritike për shkak zjarreve me përmasa të mëdha, të cilat tërbojnë në territorin e saj.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, minsitri Ditmir Bushati ka kontaktuar me kolegun e tij grek, prej të cilit ka kërkuar të dërgojnë aeroplanë për shuarjen e zjarrit. Ishte premtuar se dy aeroplanë nga ishulli Korfuz do të fluturojnë për t’iu ndihmuar zjarrfikësve shqiptarë.

Bushati ka kërkuar ndihmë edhe nga kolegu italian, Angelino Alfano, i cili gjithashtu ka premtuar se gjatë ditës drejt Shqipërisë do të fluturojnë aeroplanë për shuarjen e zjarreve.

Për momentin, aktive janë së paku 15 zjarre të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button