SHI e mori përgjegjësinë për sulmin mbi xhaminë në Afganistan

Shteti Islamik e mori sot përgjegjësinë për sulmin mbi xhaminë shiite në Afganistan, në të cilin u vranë rreth 30 besimtarë shiit, ndërsa u plagosën.

“Rreth 50 shiitë janë vrarë, ndërsa 80 janë lënduar në sulmin e luftëtarëve mbi xhaminë në Herat në pjesën perëndimore të Afganistanit”, publikoi mediumi i SHI-së, Amak.

Autoritetet afgane njoftuan paraprakisht se janë vrarë 30 besimtarë, midis të cilëve ka pasur edhe fëmijë të vegjël, ndërsa se janë lënduar 64, kur një vetëvrasës me bombë të martën pasdite ka hedhur granatë në xhaminë në pjesën perëndimore të qytetit.

Më shumë se 1.700 civilë e kanë humbur jetën në sulmet në Afganistan nga fillimi i vitit. Shiitët janë minoritet në Afganistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button