Sulm ndaj NATO-s në Afganistan, 2 ushtarë amerikanë humbin jetën

Dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit vetëvrasës që u mor përsipër nga talebanët. Sulmi ndodhi dje në provincën Kandahar të Afganistanit, njoftoi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi për AA u bë i ditur nga Adam Stump, zëdhënësi i Pentagonit për Afganistanin, i cili tha se sulmi vetëvrasës ndaj autokolonës së NATO-s në Kandahar ka lënë të vdekur dy ushtarë amerikanë.

Stump tha se deklaratë më të detajuar do të jepet nga Komanda e Forcave Amerikane në Afganistan, pa dhënë informacione nëse në autokolonë ka ndonjë të vdekur ose të plagosur tjetër.

Krahas dy ushtarëve amerikanë, supozohet se në sulmin e marrë përsipër nga talebanët kanë vdekur edhe 15 ushtarë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button