Elbasan, zjarri në Kodër Krastë bëhet alarmant

Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë Kodër Krastën, në Elbasan, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, transmeton Top Channel.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pyllin, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit.

Temperaturat e larta e kanë bërë të vështirë izolimin e flakëve dhe situata vazhdon të jetë emergjente.

Ish-depot e dikurshme të ushtrisë në Kodër Krastë janë një tjetër shkak për t’u alarmuar, nga frika e ekzistencës së municioneve të mbetura luftarake.

Zjarri u është afruar edhe banesave në pjesën perëndimore të Krastës, ku është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka evakuuar banorët për shkaqe sigurie.

Deputeti Balla, i pranishëm në vendngjarje ka mbështetur kërkesën e kryetarit të bashkisë për ndërhyrje nga ajri dhe angazhimin e ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button