Policia arreston tre persona për shpërndarje të kokainës në Shkup

Policia sot arrestoi tre trafikantë droge duke shpërndarë marihuanë dhe kokainë. Bëhet fjalë për personat D.I (20), E.B (24) i njohur me njofkën “Erdo” dhe B.A (26) nga Shkupi.

Vitin e kaluar dhe sivjet, D.I disa herë prej një personi të panjohur ka blerë kokainë, pas çka ia ka dorëzuar personit B.A, i cili ka qenë taksist në kompaninë e taksive “Rojal”.

Taksisti ka pasur për detyrë që drogën ta ruajë, që kur D.I të sigurojë blerës, ta sjellë në vendin e dakorduar më parë.

Policia kreu bastisje tek taksisti në fjalë me ç’rast në kuti të cigareve gjeti nëntë paketime me kokainë. Krim teknika konffirmoi se bëhet fjalë për 5.94 gramë kokainë. Të arrestuarit fituan paraburgim tridhjetë ditësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button