Strugë, uji i turbullt shqetëson qytetarët

Qytetarët strugan, ankohen se kanë probleme me ujin dhe pretendojnë se uji që vinë në çezmat e shtëpive të tyre nuk është i papastër dhe nuk plotëson asnjë standard higjenik-sanitar. Struganët konfirmojnë se kjo gjendje ka disa kohë që përsëritet, dhe deri tani sipas tyre askush nuk ka marrë masa për përmirësimin e kësaj situate, e cila mund të sjell pasoja të rënda për shëndetin e banorëve.

Nga ndërmarrja publike ”Proaqua” e cila kujdeset për ujësjellësin e qytetit të Strugës, dhe disa fshatrave përreth saj pohojnë se bëhet fjalë për një fenomen që ndodh zakonisht kur ka reshje të shtuara të shiut.

“Është një fenomen që ndodh zakonisht te burimet e Belicës pas shiut dhe shkrirjes së borës që rezultoi edhe me turbullimin e ujit ,por mund të them që qytetarët nuk duhet shqetësohen për këtë dukuri ,e cila është pa pasoja për ujin .Ne pothuajse çdo ditë bëjmë analizat biokimike të ujit dhe e ndjekim këtë problematikë dhe me përgjegjësi deklaroj se uji për pije në Strugë është i pijshëm” thekson Vait Ajro ,drejtor i ”Proaqua” njësia në Strugë.

Ai ka bërë apel deri te Struganët mos të krijojnë panik sepse uji është pijshëm dhe i përdorshëm dhe turbullimi i ujit është një fenomen i kalueshëm pa pasoja për standardin cilësor të tij. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button