Basketbollistët e Maqedonisë kundër Kosovës i fillojnë kualifikimet për KB

Reprezentacioni më i mirë në basketboll i Maqedonisë sonte e fillon ciklin parakualifikues për Kampionatin Botëror  Kosova do të përballet me Maqedoninë, sonte nga ora 20:15, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ky takim luhet në kuadër të para-kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Basketbollistët e Maqedonisë marrin pjesë në Prishtinë, tek Kosova me meç nga grupi C në të cilin është edhe seleksioni i Estonisë.

Seleksionuesi Jordanço Davitkov është i vetëdijshëm se ky meç do të jetë jashtëzakonisht i vështirë para së gjithash për shkak të presionit të cilin e ka ai dhe basketbollistët e tij nga publiku në Prishtinë.

Trajneri amerikan i Kosovës, Bred Greenbergm është shprehur i matur me deklaratat para ndeshjes duke e favorizuar Maqedoninë në këtë duel.

“Ne kemi punuar shumë dhe besoj që jemi gati për këtë ndeshje, pasi do të luajmë ndaj një skuadre shumë të mirë, që është në ranglistën e FIBA-së, në vendin e 34-të dhe kjo është një mundësi e mirë dhe besoj se lojtarët e mi do të luajnë fort në këtë ndeshje dhe do të paraqitemi sa më mirë, e në basketboll kurrë nuk i dihet mund të arrijmë fitore në këtë ndeshje”, ka thënë ai.

Ndryshe nga trajneri Greenberg, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, është shprehur optimist për takimin ndaj Maqedonisë, duke besuar në fitore.

“E kemi kryer fazën përgatitore mire. Kemi shanse ta mposhtim Maqedonin, si vendas. Shpresoj që salla do të jetë e mbushur. Do të jetë një ndeshje e fortë, dhe nuk do të jetë e lehtë”, ka deklaruar Berisha.

Meçi i sotëm midis Kosovës dhe Maqedonisë do të fillojë në orën 20:45

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button