Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Sot besimtarët katolikë kremtojnë Festën e Pashkëve, gjegjësisht festën më të shenjtë të konfesionit katolik. Kjo festë është simbol për ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit të tij dhe sipas Biblës ringjallja do të thotë kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e madhe kur vdes pasi që gozhdohet në kryq, në të Dielën e pashkëve kur ringjallet.

Në Vatikan Papa Benedikti i 16-të e ka filluar meshën tradicionale në Bazilikën e Shën Pjetrit.
“Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejtja. E vërteta është më e fortë se gënjeshtra”  ka thënë Papa Benedikti i 16-të.

Në Maqedoni, presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski kanë dërguar urimin e tyre të gjithë besimtarëve të këtij konfesioni. 

Besimtarët katolik sot urojnë njëri-tjetrin duke këmbyer vezë të kuqe që përgatiten për festën përkatëse.  Portalb u uron të gjithë besimtarëve katolik festën e Pashkëve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button