Gjendet bombë në Kalisht

Mbrëmë rreth orës 15 në fshatin Kalisht të Strugës nga një banor i këtij fshati është gjetur një bombë dore gjatë kohës që ky i fundit merrej me punë bujqësore në arën e tij.

Pas njoftimit të rastit ekipet e SPB të Ohrit dolën në vendngjarje dhe konstatuan se bëhet fjalë për një bombë të vjetër që nuk i dihet origjina e prodhimit.

Bomba është marrë për hetime të mëtutjeshme njoftojnë nda Sektori për Punë të Brendshme në Ohër nën ingerenca të së cilës është dhe policia e Strugës. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button