Moska flet shqip, Arilena Ara bën për vete të gjithë publikun (video)

Arilena Ara, një prej këngëtareve shqiptare që janë bërë pjesë e Europa Plus Live, ka performuar në Moskë këngët e saj të fundit dhe është pritur me brohorima dhe ovacione nga i gjithë publiku. Mes qindra artistëve të tjetër të njohur nga e gjithë bota, Arilena ka çuar peshë publikun me zërin e saj. “Nëntori”, i sjellë në variantin e ri remix dhe në varinatin anglisht, është kërcyer e kënduar edhe nga publiku vendës që e kanë dëgjuar tashmë hitin e këngëtares 18-vjeçare duke e bërë edhe pjesë të playlist-ës së këngëve më të kërkuara.

Arilena ka kënduar gjithashtu para mijëra njerëzve të mbledhur në shesh edhe këngën “Toke rroke” në shqip dhe disa prej hiteve botërore të momentit, si “Lost On You” të LP, “She wolf” (Falling To Pieces) të David Guetta ft. Sia, etj. Në fund, Arilena u ka kërkuar të gjithë të pranishëmve në shesh të këndojnë një frazë nga “Nëntori”.

Edhe këngëtare të tjera shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë marrë pjesë në  e cila ka ngritur peshe publikun dhe fansat e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button