Raport për Kuvendin, deputetët nuk e respektojnë njëri tjetrin, flasin pa argumente

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) ka publikuar sot raportin nga monitorimi i cilësisë së debatit në Kuvendin në periudhën 27 mars-27 prill 2017, njofton Portalb.mk.

Në raport thuhet se deputetët e opozitës gjatë seancës konstituive ishin më aktiv. Deputetët e opozitës llogariten për 81% të diskutimeve, ndërsa deputetët nga shumica llogariten për 19% të diskutimeve. Deputeti më aktiv i cili më shumë here ka marrë fjalën është Ilija Dimovski, i cili gjatë diskutimit mori fjale 132 herë.

“Sipas llojit të diskutimeve raporti në seancën konstituive është pothuajse i barabartë. 34% e diskutimeve ishin replika, 33% kundër-replika, ndërsa 32% e diskutimeve ishin fjalime. Duke i bërë vështrim llojit të diskutimeve sipas përkatësisë politike të folësve, edhe pse vërehet balancë në mes qeverisë dhe opozitës në pjesën e fjalimeve, opozita dominon me replika (92%) dhe kundër-replika (100%). Në 29% të diskutimeve deputetët nuk patën argumente. Gjysma e diskutimit karakterizohet me argumentim të dobët (50%), ndërsa në 20% të diskutimeve deputetët kanë përdorur vetëm një argument për të arsyetuar pozitën e tyre. Shkalla e argumentimit sipas përkatësisë politike tregon se deputetët nga pushteti në fjalimet e tyre kanë përdorur më tepër argumente, ata në 46% përqind të diskutimeve të tyre kanë përdorur 1 argument, ndërsa deputetët e opozitës në vetëm 15% të rasteve”, theksohet në raport.

Në lidhje me atë se si deputetët përgjigjen në argumentet e drejtuara nga diskutues të tjerë, sipas raportit ato më shpesh pjesërisht i adresojnë, pjesërisht i shtrembërojnë ose i injorojnë argumentet (48%). Më mbresëlënëse është se vetëm në 6% të diskutimit argumentet ishin të adresuara në mënyrë përkatëse.

Analizuar sipas përkatësisë politike të folësve rezulton se deputetët nga opozita në 50% të diskutimeve të tyre pjesërisht i kanë adresuar, pjesërisht i kanë shtrembëruar ose injoruar argumentet e tjetrit, gjithashtu në 14% të diskutimit, edhe pse nuk i kanë injoruar argumentet, ata i kanë shtrembëruar. Në krahasim me opozitën, pushteti vetëm në 2% të diskutimeve të tyre tërësisht i kanë injoruar argumentet e tjetrit, ndërsa deputetët e opozitës atë e kanë bërë në 8% të diskutimeve të tyre.

Deputetët vazhdojnë me mos-ndryshimin e qëndrimeve dhe të pozicioneve për shkak të argumenteve të mira të bashkë-diskutuesve. Në 32% të diskutimeve nuk kishte referenca në atë nëse deputetët ndryshojnë qëndrim, ndërsa në 47% të diskutimeve nuk kishte ndryshim të qëndrimeve, sepse deputetët kishin pozitë të njëjtë, dhe e njihnin vlefshmërinë e argumentit të tjetrit. Në 20% të diskutimit deputetët nuk kishin ndryshim të qëndrimit, dhe nuk pranonin argumentet, ndërsa vetëm në 1% të rasteve edhe pse kishin pozita të ndryshme dhe nuk ndryshonin qëndrim, ata pranonin vlefshmërinë e argumentit të tjetrit.

“Ajo që më tepër brengos është ajo që deputetët më shpesh kanë raport më të madh ndaj personalitetit të deputetëve të tjerë, se sa ndaj argumenteve. Kjo tregon faktin se diskutimi bëhet në nivel të komenteve mbi personalitetin e tjetrit, se sa në shqyrtimin e mirë të argumenteve të tjetrit. Në 73% të diskutimit nuk shprehet ndonjë marrëdhënie të respektit apo mosrespektimit me argumentet e folësve të tjerë, dhe në 24% të diskutimit shprehën pjesërisht respekt. Kjo është kryesisht për shkak që pjesën më të madhe të diskutimit, siç vuri në dukje më sipër u zhvillua në mes të anëtarëve të së njëjtës parti politike (koalicionit). Deputetët ishin më eksplicit kur bëhej fjalë për raportin ndaj personalitetit të deputetëve të tjerë. Folësit në pjesën më të madhe të diskutimeve shfaqën njëfarë raporti ndaj personalitetit të deputetëve të tjerë. Me këtë rast respekti është shfaqur vetëm në 2% të rasteve, respektim i pjesshëm në madje 54% të rasteve. Kjo do të thotë se deputetët në pjesën më të madhe të diskutimeve nuk rezistuan që të fusin shprehje dhe sulme përqeshëse ose fyerje më të buta ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga opsionet e kundërta politike”, thuhet në raport.

Sipas raportit, ajo që është me rëndësi të përmendet është që në vetëm 2% të fjalimeve të tyre, edhe deputetët nga pushteti edhe ato nga opozita kanë shfaqur respektim ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga parti tjetër politike.

Me rëndësi te ceket gjithashtu është fakti se gratë ishin pjesë e vetëm 28% të diskutimeve, ndërsa burrat 72%.

Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button