Një delegacion nga Katari së shpejti viziton Maqedoninë

Një delegacion nga Katari së shpejti do të vizitojë Maqedoninë për të skenuar tregun e Maqedonisë dhe për të parë sektorët ku do të mund të investonin.

Lajmin e publikoi kryeministri Gruevski që zhvilloi një vizitë disa ditore në shtetin arab me rritje më të shpejtë ekonomike.

‘Gjatë vizitës në Katar, e cila ishte shumë e suksesshme, së shpejti presim që ashtu sic paralajmëruan vetë ata, një delegacion nga Katari të vizitojë Maqedoninë. Ky do të jetë një delegacion ekspertësh që duhet ti përcaktoj prioritetet dhe proektet profitabile, në të cilat do të mund të investonin’, deklaroi kryeministri Gruevski.

Gruevski tha se nuk e di saktë se kur do të vjen delegacioni I Katarit,por tha se qeveria është e përgatitur ti pres ata, tu tregojë vendet potenciale, dhe tu japë  përgjigje më të detajuara rreth sferave që  do tu interesonin.

/Portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button