Zyrtarët e Maqedonisë përgëneshtrojnë mediat shqiptare, në Qafë Thanë respektohet marrëveshja

Zyrtarët e policisë dhe doganës maqedonase në pikn kufitare të Qafë Thanës, hedhin poshtë pretendimet e mediave shqiptare se kalimi në këtë nyje kufitare me letërnjoftime nuk zbatohet sipas marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, marrëveshje e cila hyri në fuqi prej dje.

Po këto burime, konfirmojnë se ka vetëm një ngadalësim procedural, i cili vjen si rezultat i mos pasjes së aparaturës për leximin e të dhënave në letërnjoftimet biometrike, fakt që konsumon kohë gjatë kalimit të shtetasve të dy vendeve, sepse regjistrimi gjatë kalimit behet emër për emër, por  zyrtarët e Policisë kufitare  hedhin poshtë  në  mënyrë kategorike se në   Qafë  Thanë  nuk respektohet marrëveshja ndërmjet dy shteteve.

Qarkullimi i njerëzve gjatë këtyre ditëve është rritur dhe padyshim në këtë aspekt ka ndikuar edhe mundësia më e re e kalimit me letërnjoftime, konfirmojnë zyrtarët maqedonas të Policisë dhe Doganës në Qafë Thanë.  

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button