Në Kretë është regjistruar tërmet me fuqi prej 5,3 ballë sipas Rihterit

Tërmet me fuqi të goditjes prej 5,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në Detin Mesdhe, afër brigjeve të ishullit grek Kretë, transmetoi TASS, duke iu referuar Institutit amerikan gjeofizik.

Epiqendra e goditjes ishte rreth 43 kilometra në jug të brigjeve të Kretës, në thellësi prej 16 kilometrave.

Tani për tani nuk ka informata për persona të pësuar apo rrënime, as për rrezik nga cunami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button