Kryeministri Berisha pret Sami Jusuf: Tek ju Zoti ka bashkuar zërin me shpirtin

Këngëtari me famë botërore Sami Jusuf, mbërriti në Tiranë me ftesë të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, për të përshëndetur programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

I mbërritur në Tiranë me rastin e festimit të ditëlindjes së profetit Muhamed, ylli i muzikës islame këngëtari me origjinë nga Azerbajxhani Sami Jusuf është pritur të shtunën në një takim nga kryeministri Sali Berisha, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Këngëtari me famë botërore Sami Jusuf, mbërriti në Tiranë me ftesë të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, për të përshëndetur programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Shefi i ekzekutivit shprehu kënaqësinë që priste një artist të dashur për publikun dhe të mirënjohur botërisht për vlerat e tij në fushën e muzikës.

Sipas Berishës ka qenë një dhuratë nga Zoti, bashkimi i zërit dhe i shpirtit tek një këngëtar, si Sami Yusuf.

Vetë këngëtari i njohur Sami Jusuf tha se për të ishte një kënaqësi e veçantë të performonte në Shqipëri, para një publiku shumë të ndjeshëm, aq sa ndaj fesë, edhe ndaj muzikës.

Kryeministri vlerësoi gjatë takimit edhe kontributin e fondacionit Sema, si mbështetës kryesor të zhvillimit të arsimit nëpërmjet sistemit të medreseve dhe universitetit Beder./noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button