Përleshje në Siri, të paktën 24 viktima

Të paktën 24 persona janë vrarë në luftimet e reja në Siri të shtunën. Aktivistët thonë se ata kanë vdekur gjatë sulmit të forcave qeveritare siriane në Latamneh, periferi e Hamës, transmeton REL.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka dënuar sulmet e vazhdueshme të forcave qeveritare siriane në qytetet e kontrolluara nga grupet opozitare. Ai ka thënë se ato “shkelin” marrëveshjen me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për tërheqjen e trupave. Ban tha se marrëveshja e presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndërprerë përdorimin e armëve të rënda më 10 prill nuk “është justifikim për vrasjet e vazhdueshme” deri në atë kohë./cnn/

Lajme të ngjashme

Back to top button