Bujar Osmani e informoi Gjorgje Ivanovin për “Planin 3-6-9”

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot e pranoi për takim zëvendësministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmanin, njofton Portalb.mk.

Siç deklaruan nga Kabineti i Ivanovit, në takim Osmani e ka informuar kryetarin Ivanov për “Planin 3-6-9”, ku janë propozim reformat që dalin nga programi për punën e Qeverisë 2017-2020.

Në takim, Ivanov ka kërkuar zgjidhjet të reformave të Sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes të jenë në përputhje me detyrimet kushtetuese të Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për kërcënimin e migracionit ilegal, Ivanov ka kërkuar të vendoset në përputhje me procedurën e ngritur në ligjin për menaxhimin e krizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button