Berisha: Problemi i emrit, patjetër të zgjidhet

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një intervistë për televizionin shtetëror të Turqisë, në lidhje me pengesën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO nga Greqia, dhe zhvillimin më të ri të  ngjarjeve në Balkan, deklaroi që ekziztojnë problem ndërmjet dy shteteve përshkak të emrit të Maqedonisë.

Berisha tha që shumë është e rëndësishme të zgjidhet kjo pyetje, sepse ngatërimi i këtij procesi do shërben që sërish të aktivizohet radikalizmi dhe nacionalizmi.

“Sipas meje, duhet të gjindet mirëkuptim në raport me kërkesat për ndrimin e emrit dhe emrat e ri. Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime dhe të kuptohen në njëfarë mënyre. Emri i Maqedonisë në bashkësinë ndërkombëtare është FYROM, por qindra vjetë ky regjion është quajtur Maqedoni. Kërkohet të mos quhet Maqedoni, por patjetër kjo do të dërgon deri në stagnimin e situatës. Të dyja anët munden ta mbajnë emrin Maqedoni. Shpresoj që në samitin e NATO-s në Çikago do të gjindet definitivisht zgjidhje për këtë pyetje”,deklaroi Berisha për telivizionin shtetëror të Turqisë. 

Ai përmendi që përshkak zgjatjes së maredhënieve me Kosovën dhe Serbinë, është e mundshme që edhe Maqedonia të ketë stagnim, që nuk do jetë e mirë për regjionin.

Berisha deklaroi që Maqedonia është shtet që shëndrit në regjion, ndërsa qytetarët maqedonas dhe të etnitet e ndryshme  të krijojnë një bashkësi multietnike që do shpreson se do jetojnë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button