Nuk ka pushim për deputetët pa miratimin e rebalancit të buxhetit dhe shkarkimin e Zvërlevskit

Më së voni deri më 8 gusht do të duhet të mbarojë seanca për miratimin e rebalancit të buxhetit dhe për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Deputeti i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski, dje deklaroi se nëse do të duhet, shumica parlamentare do të heq dorë nga pushimi derisa të shkarkohet prokurori Zvërlevski.

Burimet e shumicës parlamentare thonë se nëse shkon sipas dinamikës që është e paraparë, më së voni deri më 8 gusht do të mbarojë seanca për rebalancin e buxhetit dhe për Zvërlevskin.

“Seanca për buxhetin e caktuar për të martën (1 gusht) dhe sipas ligjit debati zgjat më së shumti 5 ditë, gjegjësisht deri më 5 gusht, por mund të mbarojë edhe më 3 gusht. Më 6 gusht është afati i fundit për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi që t’i shpallë zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor. Gjithçka varet se si do të shkojë debati për rebalancin dhe kur do të votohet. Më së voni deri më 8 gusht duhet që të votohet shkarkimi i Marko Zvërlevskit”, deklarojnë për SDK nga shumica parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se pushimi i deputetëve do të fillojë më 4 gusht, ndërkaq afati i fundit për t’u shpall zgjedhjet është më 6 gusht.

“Pushimi i deputetëve do të fillojë më 4 gusht, ndërkaq ka mundësi që të fillojë edhe nga 6 gushti pasi që tani për tani nuk ka kurrfarë iniciative në lidhje me zgjedhjet lokale dhe nëse kështu ngelet punët, 6 gushti do të jetë afati i fundit për t’i shpallur zgjedhjet lokale dhe me atë të fillojë rrjedhja e afateve dhe organizimi në lidhje me zgjedhjet lokale, ndërkaq më pastaj do të punohej deri në fillimin e fushatës parazgjedhore më 25 shtator”, deklaroi Xhaferi.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Xhaferi më 21 korrik deklaroi se debati për rebalancin e Buxhetit do të mbarojë deri më 3 gusht, kur do të duhet edhe të votohet rebalanci, Në ndërkohë, ai ka thirr vazhdim të të paktën tre seancave, në mesin e të cilave është edhe shkarkimi i Zvërlevksit.

Nga Kuvendi thonë se kryetari Xhaferi nuk tregon se çfarë strategjie do të përdor për t’i mbaruar seancat e pambaruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button