IFIMES: Maqedonia dhe BeH me hyrje të përshpetjuar në NATO dhe BE

Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina do të kenë trajtim të prëshpejtuar në përgatitjet për hyrje në NATO dhe BE, vlerëson Instituti ndërkombëtar i Lubjanës për studime juglindore dhe ballkanike (IFIMES) në analizën e vizitës së kohëmëparshmke të kryeminsitrit të Maqedonisë në Sarajevë.

Në tekstin nën titull “Fryma e Zaevit po përhapet në BeH dhe rajon”, Instituti thekson se vizita e kryeminsitrit të Maqedonisë në Sarajevë ka një sërë porosish gjeopolitike dhe i paralajmëron proceset e ardhshme politike në rajon.

Me mbështetjen për Zaevin dhe Maqedoninë do të vihen në test të gjithë aktorët e Ballaknit Perëndimor, kështu edhe Serbia, përkatësisht presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, por edhe Shqipëria dhe kryeminsitri i saj, Edi Rama, konsideron IFIMES, transmeton Tv 21.

“Vizita e Zaevit në BeH është një sinjal i llojit të vet, e ndoshta edhe i fundit dhe udhërrëfyes për Aleksandar Vuçiq të kyçet dhe ta mbështesë rrugën e Maqedonisë dhe BeH-së drejt anëtarësimit të barabartë në BE dhe NATO”, vlerësohet në analizë.

Sipas IFIMES, në qarqe të caktuara ndërkombëtare ekziston koncepti, sipas të cilit, me marrëveshje të re strategjike ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, Serbia do të mund të bëhet pjesë e sferës ruse të interesit përmes Organizatës së Marrëveshjes për siguri kolektive.

Instituti, duke iu referuar “burimeve të besueshme” nga Brukseli dhe Uashingtoni, në analizë pohon se tashmë po përgatiten vendime të caktuara të kahëzuara drejt ndryshimeve të Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën u përfundua Lufta në BeH në vitin 1995, para së gjithash në pjesën e cila ka të bëjë me lidhjet speciale paraloele mes shteteve nënshkruese të dokumentit dhe heqjes së tyre, përkatësisht anulimit të njëanshëm të vendeve të caktuara nga lidhjet aparalele.

Ato vendime, sipas IFIMES, fillimisht kanë të bëjnë me Serbinë, për shkak të përmbajtshmërisë së saj ndaj NATO-s dhe lidhshmërisë politike me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button