Gjermani: Dy persona vriten pas një sulmi me armë zjarri

Policia gjermane ka thënë se dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave në një klub, në qytetin jugor, Konstanz, shkruan REL.

Përmes një deklarate, policia ka thënë se një 34 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në një klub, duke vrarë një dhe duke lënduar katër të tjerë para se policia të niste të shtëna drejt tij.

Në deklaratë thuhet se sulmuesi “është i lëndur rëndë pas përleshjes me armë zjarri me policë, dhe tani është duke u trajtuar në spital”.

Policia ka thënë se forcat speciale janë në qytet, mirëpo nuk është e qartë nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë.

Ky sulmi erdhi pasi më 28 korrik, një migrant 26 vjeçar, e ka vrarë një peron dhe ka lënduar gjashtë të tjerë, gjatë një sulmi me thikë në Hamburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button