Tetova do të shpall Stjepan Mesiç qytetar nderi

Më 17 prill, në Maqedoni, gjegjësisht në Tetovë do të qëndrojë për vizitë ish presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç. Me këtë rast, Komuna e Tetovës do ta shpall atë qytetar nderi të Tetovës. Njëkohësisht,  Universiteti i Evropës Juglindore do ta nderojë atë me titullin  “Doctor Honoris Causa”.

Sipas agjendës, Mesiç do të takohet me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi. Ai do të merr pjesë dhe në debate në Shkup dhe Tetovë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button