Më në fund, ish krye-spiuni Sasho Mijallkov do të ndërpresë me aktivitetet e tij politike

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, një nga personat më të përfolur për keqpërdorime të pozitave gjatë pushtetit të VMRO-DPMNE-së, ka njoftuar se do të ndërpresë me aktivitetet e tij politike.

“Me qëllim që të përfundojnë procedurat gjyqësore të cilat po rrjedhin, në të cilat kam besim se do të dëshmohet e vërteta, kam sjell vendim personal të tërhiqem nga të gjitha funksionet partiake”, ka thënë Mijallkov.

Ai ka shtuar se vazhdon edhe më tej fuqishëm të besojë dhe të përkrahë vlerat që promovon VMRO-DPMNE dhe vizionin për të parë Maqedoninë anëtarë të BE-së dhe NATO-së.

Mijallkovi është i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike dhe gjykata i ka shqiptuar masën e konfiskimit të pasaportës dhe paraqitjen e rregullt në gjykatë. Si drejtor i policisë sekrete dhe kushëri i ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, ai njihej si një nga njerëzit më të fuqishëm në Maqedoni në dhjetëvjetëshin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button