Zenel Klaiqi do të mbrohet në liri

Zenel Klaiqi i akuzuar për rastin e Sopotit, është liruar nga paraburgimi në Shutkë, dhe nga sot do të mbrohet në liri, ngase i ka përfunduar afati 2 vjeçar i paraburgimit. Ai është kthyer në shtëpinë e tij në Sopot. 

Deri në përfundimin e procesit gjyqësor, Zenel Klaiqi do të mbrohet në liri, ashtu sic e garanton ligji i cili nuk lejon më shumë se dy vjet një person të mbahet në paraburgim. Paraprakisht masa e arrestit shtëpiak u ndërpre edhe për Sulejman Sulejmanin dhe Shaban Limanin për të cilët ishte në fuqi masa e arrestit shtëpiak, të cilët tash mbrohet në liri.

Sipas paralajmërimeve, një vendim të ngjashëm për mbrojtje në liri pritet të sillet edhe për dy të akuzuarit tjerë Samet Lutfiun dhe Hasan Klaiqit, të cilët ndodhen në arrest shtëpiak. Për rastin e Sopotit akuzohen 11 banorë nga ky fshat. Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani, Zenel Klaiqi, Shaqir Sulejmani, Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Selman Jahiu, Samet Limani dhe Afrim Ukshini. /alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button