PROFESIONISTI NË PROFESIONIN E VET

Qeveria e re e Maqedonisë e njëhur si qeveri ‘’reformatore’’, siç duket (e jo siç pritej) po vazhdon avazin e vjetër të qeverisë së vjetër ‘’për ripërtëritje’’ qytetare.
Me sa duket, nga këto muaj që kaluan, realiteti dhe premtimet e dhëna nga partite politike gjithnjë e më shumë po I ngjajnë asaj thënjes ‘’nga e thëna në të bërë, qëndron një det I tërë’’. Padyshim që shumica e këtyre ‘’ëndërrimtarëve’’ shumë shpejtë u zhgënjyen. Në fakt, kjo qeveri ‘’reformatore’’ medoemos duhej që t’i rrespektonte parimet dhe kërkesat e subjekteve politike, pjesëmarrëse në egzekutiv, qofshin ato shqiptare apo maqedonase – reformat që qytetarët prisnin të fillonin të bëheshin. Fatëkeqësisht, ato që në fillim dështuan. E them këtë ngaqë shumë shpejtë këto reforma u harruan dhe në rend të pare përsëri u vunë atë partiake të cilat po garojnë mes vete për poste në digastere të ndryshme egzekutive, biles ato shoqëroheshin herë-here me gara mes dy partive shqiptare pjesëmarrëse në të njejtën qeveri. Për mua, insrumenti kryesor që I duhet një qeverie për të bërë reforma serioze është qasja më serioze dhe angazhimi më thelbësor në zgjedhjen dhe sistematizimin e profesionistëve në administrate duke e shtrirë atë në të gjitha celulat e shtetit. Kjo deri tani nuk ndodhi. Arsyetimet janë nga më të ndryshmet, që nga ajo se ‘’duhet kohë’’ e deri tek ‘’mungesa’’ e një konsezusi shetëror. Koha po kalon dhe shpresa për një qeveri reformatore po venitet, prandaj është e pashmangshme një cytje më energjike deri sa s’është bërë vonë. Kur bazamenti I një shtëpie gabohet – ajo del e shtrembët!…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button