ADIDAS-kat e EDI RAMËS

Të lumtë Edi Rama, 10-she të madhe ke për politikëbërjen tënde. Me të mbathurat e tua “adidas-ke”, jo vetëm që ke çuditur, por edhe ke nxitur diplomatët e huaj europianë e ballkanikë, që tani e tutje, gjithë funksionarët e lartë shtetërorë do reklamojnë fabrikat e patikave “Nike”, “Adidas”, “Puma” etj. Shikoni sa të mençur e të zgjuar e kemi kryeministrin e Shqipërisë, një reklamë e fabrikës “Adidas” në mes diplomatëve europianë në Triestë, dhe, ja miliona euro në xhep. Shumë e ka gajle se çfarë do thonë të tjerët, ooo shumë i ha palla Edi Ramës se a është veshje diplomatike, a jo, a e përqeshin, a jo, atij i interesojnë paratë. Ne qeshim e nënqeshim, bëhemi ironikë e sarkastikë ndaj të mbathurave, turpërohemi për “adidas-kat” e tij në këmbë e me kollare në qafë, ai, një të mbathur patikash “adidas”, një reklamë mbathjesh, miliona eurosh në xhep. Sikur Ronaldo që reklamon emrin dhe ngjyrën e bardhë të Realit të Madridit, ashtu Edi Rama ynë reklamon ngjyrën e bardhë të patikave “adidas”. Ne të gjorët shqiptarë u mbytem duke e përgojuar, “shiko çfarë ka mbathur Edi Rama”, fare s’na shkon mendja se pse i ka mbathur e kush e detyroi t’i mbathë patikat “adidas”. Paraja, lekët e kanë detyruar, miq të dashur.

P.S.

“Miku të shikon në sy, armiku në këmbë”.
Mos ndoshta shqiptarët të kanë armiq, për shkak se ia di rendin e lekëve, i nderuar kryeministër Edi Rama…

29 korrik 2017

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button