Strugë, promovohet projekti më i ri i USAID-it

Në Strugë, në organizim nga USAID-i u promovua projekti më i ri për integrim ndër-etnik në arsim, i financuar nga kjo organizatë qeveritare amerikane. Njëkohësisht me këtë prezantim filloi edhe zbatimi i projektit për  rajonin jugperëndimor, në Republikën e Maqedonisë.
Projekti i ri USAID-it për integrimin ndër-etnik në arsim është nismë katër vjeçare, në mbështetje të integrimit etnik në Maqedoni .

Ekipi i projektit të USAID-it në Strugë, u shpjegoi përfaqësuesve të institucioneve dhe shkollave qe janë pjesë e këtij angazhimi, ecurinë e realizimit në teren të këtij projekti. 

”Të gjithë pajtohemi mbi nevojën dhe rëndësinë e integrimit ndër-etnik në arsim, me qëllim të promovimit të atmosferës për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Strategjia jonë për sigurimin e qëndrueshmërisë kalon përmes qasjes për pjesëmarrje të lartë. Multi-etniciteti dhe multi-kulturalizmi janë begati të Maqedonisë  dhe të gjithë ne kemi përgjegjësi të përbashkët për implementimin e këtij projekti”, deklaroi Nebojsha Mojsoski – përfaqësuess i USAID-it. 

Projekti do të zbatohet përmes katër komponentëve të ndërlidhur: informimi i opinionit dhe bashkësive, aftësimi i arsimtarëve, i udhëheqësisë dhe drejtorisë së shkollave dhe të punësuarve në komuna-përgjegjësve të arsimit, si dhe sigurimi i nxitjes për bashkësitë shkollore dhe vendore.

Ky projekt zbatohet nga Qendra maqedonase për edukim qytetar, në bashkëpunim me disa organizata të tjera lokale. Që nga viti 1993 amerikanët nëpërmjet USAID-it kanë investuar mbi 500 milionë dollarë në Maqedoni .Nga USAID-i thonë se ata janë duke punuar në Maqedoni për hapjen e vendeve të punës, përforcimin e institucioneve dhe praktikës demokratike, avancimin e edukimit të integruar dhe përgatitjen e nxënësve për punë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button