Shqiptari “ngre në këmbë” trenin në Itali, jep alarm fals për bombë se s’kishte biletë

Një shtetas shqiptar i cili nuk kishte para për të paguar udhëtimin me tren ka shkaktuar panik mes pasagjerëve të linjës Milano-Roma.

Sipas mediave italiane pak pas mesnate shqiptari dhpërndau alarmin se në tren ka një bombë duke tmerruar pasagjerët e tjerë.

Kaq ka mjaftuar që treni të bëjë një ndalesë urgjente në Firence për një kontroll të imtësishëm.

Emri i tij nuk behet me dije, por mediat raportojnë se Policia e ka gjetur dhe e ka shoqëruar.

Nga kontrolli ne tren nuk rezultoi asgje e dyshimte apo serioze me rrezik per jeten e pasagjereve.

Pasagjeret kaluan momente paniku, aq sa disa prej tyre u derguan edhe per ndihme mjekesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button