Turqia, shërbime konsullore për shqiptarët në botë

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davuto?lu i ka bërë me dije kreut të qeverisë shqiptare, Sali Berisha gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më të shkëlqyera të bashkëpunimit me shërbimin diplomatik shqiptar, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve konsullore apo të tjera për qytetarët shqiptare në përfaqësitë turke nëpër botë, në ato vende ku nuk ndodhen përfaqësi diplomatike shqiptare.

Deklarata është bërë gjatë takimit mes Berishës dhe ministrit turk zhvilluar mëngjesin e sotëm. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, bazuar në miqësinë e gjatë tradicionale midis të dy popujve.

Ata së bashku vlerësuan rritjen e madhe të shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis të dy vendeve, gjatë këtyre 5 viteve, e cila ka kapërcyer vlerën e 400 milionë dollarëve dhe e investimeve turke në Shqipëri, të cilat i kanë kapërcyer një miliardë dollarë.

Marrë nga:panorama.com.al

Lajme të ngjashme

Back to top button