Dinamika të reja për projekte ndërkufitare

Sot , në Zyrën e Zhvillimit Ekonomik Lokal ka qëndruar për vizitë konsulenti i projekteve në sferën e zhvillimit lokal, z. Uwe Krappitz i cili është menaxher i Rajonit “Regina” në Bavari të Gjermanisë dhe përfaqësues të GIZ RED për rajonin e Pollogut.

Udhëheqësi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Irfan Odai, tha se gjatë takimit me delegacionin gjerman u bisedua mbi mundësitë e zhvillimit lokal, rajonal dhe në bashkëpunimin ndërkufitarë në mes rajonit të Pollogut dhe rajoneve në Kosovë dhe Shqipëri.  

Krappitz është njoftuar mbi mundësitë dhe dinamikat e rrjedhës së projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitarë mes komunës së Tetovës dhe komunave nga Shqipëria dhe Kosova.

Në anën tjetër, Krappitz dha rekomandimet e tij për mundësitë e identifikimit të projekt ideve për realizim në të ardhmen. “IPA projektet ndërkufitare duhet të hapen në një të ardhme të afërt, dhe rajoni i Pollogut dhe Tetova do të aplikojnë me projekte në sferën e turizmit, ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, si dhe në sferën e bujqësisë”, tha Odai.

Duke falënderuar programin GIZ RED për Pollogun në Tetovë që ndërmjetësoi gjatë këtij takimi, z. Odai tha se ky program ka ofruar përkrahje për komunën e Tetovës dhe Rajonin e Pollogut në përgjithësi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button