“Katimerini”: Qeveria e Shkupit e mbylli frontin e parë të jashtëm

Qeveria e Shkupit dje e publikoi përmbajtjen e Marrëveshjes për fqinjësi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë që paraqet mbylljen e parë të frontit të jashtëm të Qeverisë së re të Zoran Zaevit me njërën prej dy shteteve fqinje të Maqedonisë, të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan sot “Katimerini”.

Në një shikim të shkurtër të Marrëveshjes, duke theksuar se në dokument përdoret emri kushtetues i Republikës së Maqedonisë, gazeta thekson se Bullgaria, mes tjerash, “do ta mbështet Republikën e Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në pajtim me vendimet përkatëse nga takimet e kryesisë së NATO-s”, transmeton MIA.

“Ky formulim i përgjigjet Athinës sepse qartë ka të bëjë me vendimin nga Bukureshti, sipas të cilit zgjidhja e çështjes së emrit është kusht themelor për hyrjen e IRJM në Aleancën Veriatlantike”, shkruan “Katimerini”.

“Zgjidhja e kësaj çështje pritet në praktikë të shkaktojë presion të vogël ndaj Athinës, duke pasur parasysh se Greqia mbetet vendi i vetëm anëtarë i BE-së në rajon, i cili ka mospajtime me Shkupin”, komenton “Katimerini”.

Gazeta përkujton se takimi i fundit mes ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dhe ndërmjetësuesit Methju Nimic në Bruksel janë dakorduar se nuk pritet që bisedimet për emrin menjëherë të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button