“Detonator” Jankullovska prezanton mjetet e konfiskuara

Sot në kazermën në Gorçe Petrov u prezantuan aparatet e fundit të lojërave të fatit që u konfiskuan dje në mbrëmje në vazhdimësi të aksionit “Detonator”. 

“Gjatë ditës së djeshme vazhdoi aksioni policor “Detonator” dhe u konfiskuan sasi të reja të aparateve të lojërave të fatit. Nga kjo që prezantuam sot bëhet fjalë për 318 aparate të lojërave të fatit, të cilat janë gjetur në tre lokacione. Këto lokacione janë regjistruar me qëllim tjetër, mirëpo pa përjashtim të gjitha 318 aparate janë pa licencë, përkatësisht pa pagim të taksave ndaj DAP-it. Përndryshe  bashkë me konfiskimin në Kriva Pallankë dhe Koçani numri arriti deri 578 aparate të lojërave të fatit. Gjithashtu, vazhduan aktivitetet lidhur me detektimin për involvim eventual të personave të punësuar në MPB, kështu që gjatë ditës së djeshme është biseduar me 15 pjesëtarë të policisë dhe nëse konstatohet se në cilëndo mënyre kanë ndihmuar gjatë veprave penale do të ndërmarrim masa më rigoroze varësisht nga kundërvajtja”, tha Gordana Jankullovska. 

Në pyetjen se në ç ‘pozicion janë personat që janë marrë në bisedë dhe cili është pozicioni më i lartë Ministrja tha se ato punojnë në pozicione të ndryshme.

“Pozicioni më i lartë është Komandir i stacionit policor, mirëpo për të informuam se është në pension” tha Jankullovska./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button