KRD ua mori koncesionin Jungle TV-së dhe televizionit Sky net plus

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Radiodifuzion (KRD), radio difuzët ua morën koncesionin për të emetuar programe televizive dy televizioneve, Jungle TV dhe Perspektiva TV (Sky net plus).

Arsyeja për këtë vendim me siguri është jo-pagesa e kompensimit ndaj Këshillit për Radiodifuzion, për çka televizionet janë paralajmëruar gjatë mbledhjes të mbajtur më 22 mars të këtij viti.

KRD që nga ai moment filloi procedurën e marrjes së lejes për emetim të programit televiziv ndaj televizioneve që nuk kanë paguar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button