Ndërroi jetë disajnuesi i Porshe-së

Ish-shefi i repartit për disajn të Porshe-së dhe nipi i themeluesit të kompanisë automobilistike gjermane, Ferdinand Aleksandar Porshe, ndërroi jetë sot në Austri në moshën 76 vjeçare.

F.A Porshe është më meritori për disajnin e automobilit legjendar sportiv të Porshe-së “911”, i cili për herë të parë në treg është paraqitur në fillim të viteve 60-të të shekullit të kaluar deri më tani janë bërë shtatë versione të këtij automobili të popullarizuar.

Në periudhën prej vitit 1990 deri në vitin 1993, F.A Porshe ishte edhe president i Këshillit drejtues të kompanisë.

Marrë nga: Makfax

Lajme të ngjashme

Back to top button