Qytetarët vlerësojnë me notën 3 punën e Ministrisë së Shëndetësisë

Jo më shumë se 3, është nota të cilët qytetarët në një anketë ia japin Ministrisë së Shëndetësisë për punën e saj. Kjo notë sipas Ministrit të Shëndetësisë,  Nikolla Todorov tregon kënaqësinë relative të qytetarëve ndaj shërbimeve shëndetësore në vend.

“Zakonisht në ditën botërore të Shëndetësisë  jepet notë për sistemin shëndetësor, këtë vit do ta vlerësoj  me të njëjtën notë siç e vlerësuan qytetarët. Unë bëra disa  hulumtime për percepsionin e punës së shëndetësisë,  dhe prej atyre hulumtimeve që kemi  bërë fituam notën mesatare 3, që domethënë se qytetarët e vlerësojnë shëndetësinë si të mirë. Në bazë të këtij vlerësimi nuk domethënë se s’duhet të përmirësohet apo s’ka anë të këqija në sistemin shëndetësor, por me të vërtetë duke i shikuar lajmet e gjitha shteteve si ato më të zhvilluara, temë kryesore e debateve është sistemi i shëndetësisë dhe shëndetësia , sepse vetëm në atë mënyrë përmes një debate të tillë mund të presim që do kemi progres të vazhdueshëm ose kontinuel për  zhvillimin e shëndetësisë” deklaroi Todorov në një mbledhje solemne për ditën botërore të shëndetësisë në organizim të shoqatës së mjekëve të Maqedonisë. 

Mbledhja solemne si shenjë e ditës botërore të shëndetësisë u mbajt në nje sallë për konferenca të spitalit ushtarak “8 shtatori” ku të pranishëm ishin profesorë të ndryshëm, specialist, mjekë dhe Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov./portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button