Hungari, katër persona të vrarë dhe tre të plagosur

(CNN) – Sipas policisë hungareze, një burrë vrau katër persona me shpatë dhe plagosi tre të tjerë pas një grindje familjare, raportuan mediat hungareze sot. 

Laszlo Garamvolgyi nga policia hungareze u tha gazetarëve se vrasësi përdori “armë që ishin në gjendje të vrasin dhe të therrin dhe se krimi ishte brutal. Incidenti ndodhi në Kulcs, qytezë e vogël në jug të Budapestit, pas një mosmarrëveshjeje familjare”, u shpreh Garamvolgyi. 

Csaba Kiss, kryetar i Kulcs, tha se familja e përfshirë është përshkruar nga vendasit si një familje normale dhe të dhënë pas punës. 

Marrë nga: CNN

Lajme të ngjashme

Back to top button