Zëvendëskryeministrit Osmani realizoi takime me ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi dy takime të ndara me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë dhe Ambasadoren e Zvicrës.

Në takimi me ambasadoren e Zvicrës, Sibil Suter Teada, u diskutua bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se është e rëndësisë së veçantë që Maqedonia mbetet njëra prej vendeve prioritare për fitimin e ndihmës Zvicerane. Strategjia e re e Qeverisë Zvicerane për Maqedoninë për periudhën 2017-2020 si që theksoi edhe Zëvendëskryeministri Osmani, paraqet vlerë shtesë në procesin reformues sepse parasheh mbështetje në fusha kyçe si që janë demokracia, punësimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe ambienti jetësor.

Османи со амбасадор на Шведска

Takimi i dytë i zëvendëskryeministrit Osmani u realizua me ambasadorin e Mbretërisë Suedeze, Mats Stefanson. Ai theksoi kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve në procesin euro-integrues. Osmani iu falënderua mbështetjes të Suedisë për Maqedoninë, si vend kandidat për anëtarësim në BE, përmes programeve të ndryshme. Suedia, kishte ndikim të madh lidhur me  marrjen e rekomandimit të Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për aderim gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së, si dhe marrjen e liberalizimit të vizave.

Në takime, zëvendëskryeministri Osmani informoi ambasadorët lidhur me takimet e fundit në Bruksel dhe vendet fqinje, të cilat u realizuan në drejtim të ç ‘frenimit të procesit të përgjithshëm euro- integrues të Maqedonisë. Ai iu referua edhe Planit 3-6-9, duke theksuar se tani më ekziston konsensus për  përmbajtjen, ndërkaq zbatimi i Planit është në fazën e realizimit. Ai ju konfirmoj ambasadorëve se Plani ka mbështetje të plotë edhe nga opinioni si dhe nga institucionet e pavarura që duhet ta zbatojnë, por edhe që pret të krijohet konsensus politik, respektivisht plani të fitoj mbështetjen edhe të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button