VMRO-DPMNE përsëri e bllokoi seancën për shkarkimin e Zvërlevskit

Puna e Kuvendit që në fillim sot u ndalua, përsëri me kërkesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së është kërkuar pauzë prej një orëve. Edhe pse nuk është seanca e parë dhe pika e parë në rend dite, pritet që përfundimisht deputetët ta mbarojnë debatin për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Këtë herë, kërkesa për pauzë është që të shihet se kush e ka nënshkruar raportin për punën e Komisionit për Financim dhe Buxhet, i cila ka mbaruar me punë mbrëmë në mesnatë. Sipas, deputetëve nga opozita, raportin nuk e ka nënshkruar kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska, por në vend të saj, dikush tjetër.

Mbrëmë, kryetarja e Komisionit, e përkrahur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, është fjalosur me anëtarët e shumicës parlamentare. Sipas shërbimeve kuvendore, Kuzmanovski është hidhëruar dhe ka shkuar, ndërkaq raportin e ditës së fundit të punës së Komisionit për Financim dhe Buxhet, për rebalancin, e ka lënë të panënshkruar.

Në vend të saj, sipas praktikës kuvendore deri më tani, raportin e ka nënshkruar shumica e natarëve të Komisionit.

Dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ,paralajmëroi se Kuvendi do të punojë edhe gjatë vikendit, por dhe se nuk mund të tolerohet stërlodhja e të punësuarve në shërbimet kuvendore me bllokadat që u bëhen çdo ditë deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button