Nxënësit e shkollave të Kumanovës në aksion për tolerancë ndëretnike

Incidente individuale ndëretnike në Kumanovë ka, por gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë. Aksioni “Shkolla të sigurta – nxënës të sigurtë” duhet ta ngre vetëdijen personale dhe kolektive me qëllim që bashkëjetesa dhe toleranca të jenë bazë për jetë të qetë në Kumanovë.

Ekipe të posaçme të të gjitha shkollave dy herë në muaj do të shkëmbejnë informata nëse ka pasur incidente sporadike kush i ka shkaktuar dhe nëse janë marrë masa për sanksionimin e tyre.

Marrëdhëniet ndëretnike dhe siguria e nxënësve nëpër shkolla në Kumanovë vlerësohen si relativisht të mira. Mosdurim i madh dhe rrahje mes nxënësve nga përkatësitë e ndryshme nacionale nuk ka, por çdoherë ka mundësi për rreziqe të cilat mund të paraqiten si rast i izoluar individual. Projekti “Shkolla të sigurt” i cili zbatohet në shkollat e mesme duhet t’i përgjigjet sfidave dhe ta ngre shkallën e koordinimit të subjekteve në shkollat, por edhe të institucioneve të kyçura në projektin, policinë, Byronë për zhvillim të arsimit, vetëqeverisjes lokale dhe Qendrës për punë sociale, që të pakësohen rreziqet.

Projekti në fjalë në fazat e mëtejshme do të përfshijë edhe shkolla fillore, ndërsa mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button