Jennifer Lopez lançon videoklipin e ri

Me Jennifer Lopez që është shndërruar në një prej ikonave të muzikës edhe falë pamjes së saj jashtëzakonisht tërheqëse, nuk ishte një çudi që i dashuri i saj, Casper Smart, nuk mundi t’i rezistonte në videoklipin e një kënge të re të publikuar nga këngëtarja. 

42-vjeçarja Lopez dhe i dashuri i saj 18 vjet më i ri shfaqeshin në një kërcim erotik, në videon e “Dance Again”, të prezantuar të enjten gjatë serisë së “American Idol”.

Gjithashtu, video kishte edhe disa skena të reja joshëse, me Lopez që tregon se vazhdon të mos ndiejë efektet e moshës.

Derisa prezantoi videoklipin, Ryan Secrest, përfitoi nga rasti për të pyetur Jennifer rreth lidhjes së saj me Casper.

”Kemi një ndjenjë të veçantë midis nesh. Xhirimi i videoklipit ishte shumë argëtues dhe kënga është e mbushur me shumë gëzim”, tha Lopez. 

Ndiqni videoklipin në vazhdim.

Marrë nga: dailymail

Lajme të ngjashme

Back to top button