Ministri Besimi në Kumanovë

Zbatimi i formacionit të ri i cili këtë vit u aprovua dhe është sipas standardeve të NATO- s  një nga reformat më të mëdha të ARM  këtë vit  dhe diskutimi me pjesëtarë të Armatës me temat që kanë të bëjnë me standardin e jetesës së përfaqësuesve të ARM me qëllim që të përmirësohet standardi i tyre me një dialog të drejtpërdrejtë, ishte temë e bisedimeve të ministrit të mbrojtjes, Fatmir Besimi me nikoqirët e tij në Komandën e bashkuar operative të ARM-së në Kumanovë. 

 Me këtë rast ministri Besimi paralajmëroi se takimet e këtilla do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet. 

“ Takime të këtilla do të kemi në vazhdimësi me qëllim që të ndihmojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit pasi që ushtarë me standard më të mirë janë ushtarë me moral dhe integritet më të lartë  dhe ushtar më efikas në drejtim të implementimit të standardeve më të larta për profesionalizëm që është një nga standardet e NATO-s ku pretendojmë të jemi pjesë e barabartë në strukturat e NATO-s dhe pjesëmarrja aktive e ARM në misionet paqeruajtëse të NATO-s” ka thënë Besimi  . 

I pyetur se a parashihen rikualifikime dhe avancime të kuadrit ushtarak me përgatitje të lartë shkollore ministri Besimi me përgjigje : 

“ Një nga qëllimet të cilat ne i kemi në strukturën e re është edhe përmirësimi i strukturës në drejtim të përfaqësimit adekuat të strukturës etnike që është edhe normë ligjore dhe kushtetuese. Në këtë periudhë ne kemi pasur gjegjësisht pranim të ushtarëve profesional shqiptarë dhe të etniteteve tjera në drejtim të avancimit të numrit në strukturën e ushtrisë. Gjithashtu jemi në fazë të përgatitjes të programit për përfaqësim të drejtë ku parashihen edhe strukturat udhëheqëse në gradat më të larta të ARM të kemi avancime të ushtarëve dhe eprorëve ushtarak siç janë komunitetet jo vetëm maqedonas por edhe shqiptarë, turq, vllehë e të tjerë. Dhe me formacionin e ri në strukturat komanduese do të ketë avancim të strukturës në kuadër të reflektimit të strukturës etnike në nivel të Maqedonisë” është përgjigjur ministri Besimi.  

Gjatë qëndrimit në Kumanovë, ministri Fatmir Besimi  bisedoi edhe për një pjesë të projekteve të filluara siç është proekti “ ARM- shtëpia ime e vërtetë”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button