Princ William e deklaron: “Diana do të ishte një makth si gjyshe!”

Gjithnjë e më shumë po afron 20-vjetori i ndarjes nga jeta së Princeshë Diana-s. Prej muajsh tashmë, personazhet që kujtojnë figurën e saj kanë qenë të shumtë, e këtu nuk mund të mos mungonin as dy djemtë e Lady D. Në dokumentarin “Diana, nëna jonë”, William dhe Herry kanë zbuluar jo pak nga mënyra se si ndihen mbi tragjedinë e ndodhur kur ata ishin fare të vegjël, si dhe ndajnë me publikun një sërë kujtimesh, nga ato më të ëmblat e të dashurat për ta, shkruan Bordo.al.

William, si një familjar i devotshëm tashmë, rrëfen se George dhe Charlotte po rriten duke dëgjuar shumë për Diana-n, teksa Princi iu shpjegon vazhdimisht se Lady D është gjyshja e tyre, njësoj si nëna e Kate Middleton. “Unë iu flas për mamanë, sa herë i shoqëroj në shtrat. Catherine ia u përmend çdo herë, por duke e qenë se nuk e ka njohur personalisht, nuk mund të bëjë një punë më të mirë se unë në këtë drejtim”, ka thënë William, duke shprehur një mendim mjaft interesant mbi Diana-n si gjyshe…

“Do të kishte qenë një makth!”, është përgjigjur Princi me humor, duke arsyetuar përgjigjen e tij. “Do të kishte ardhur orë e pa orë, sa herë të kishte mundësi, e jam i sigurt që do të ishte e pranishme gjatë orëve të larjes…Gjithë çfarë imagjinoj, është banja e mbushur në çdo cep, me flluska dhe shkumë”, ka shtuar duke qeshur William, i cili ka theksuar dhe një herë natyrën komike e pa komplekse të së ëmës.

Princeza Diana

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button