Kryetari Osmani priti fëmijët romë në kabinetin e tij

Me rastin e 8 Prillit, ditës ndërkombëtare të romëve, një grup fëmijësh romë nga Kopshti i fëmijëve “Gëzimi fëmijëror” u  prit nga kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

Të shoqëruar nga edukatorja e tyre Munever Skenderi dhe përfaqësuesi i Shoqatës Humanitare Bamirëse të Romëve “Hëna”, Muhamet Toçi, fëmijët romë kryetarit Osmani i përcollën disa mesazhe.

“Të gjithë fëmijët janë njëlloj të vlefshëm si njerëz, secili fëmijë ka të drejtë për jetë të mirë. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për shkollim të njëjtë, asnjë fëmijë nuk guxon të anashkalohet”, ishin disa nga mesazhet të cilat fëmijët romë i drejtuan kryetarit Osmani me lutje që të njëjtat t’ua përcjellë të rriturve.

Osmani fëmijëve dhe të pranishmëve të tjerë, ua uroi Ditën ndërkombëtare të romëve dhe tha se është i fascinuar me mesazhet e tyre. 

“Fëmijët janë pasuria më e madhe,jo vetëm për komunitetin rom por për shoqërinë në përgjithësi. Mesazhet të cilat fëmijët m’i përcollën sot, janë të drejta dhe vlera universale, të cilat unë i respektoj”, nënvizoi Osmani, duke precizuar se Komuna e Gostivarit mund të shërbejë si mostër për komunat tjera, sepse në Gostivar bëhet diskriminim pozitiv i romëve me qëllim të avancimit të statusit të tyre dhe integrimit sa më të suksesshëm të tyre në shoqëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button