Qeveria do të jep 230.000 euro për një videoklip

Qeveria do të paguajë 230.000 euro për videoklipin më të ri i cili do të incizohet për projektin “Shkupi 2014”, në llogari të agjencisë për marketing, komunikime dhe shërbime “Omega Komunication”.

“Omega komunikation” është kompetente për shpikjen e realizimin e videoklipit promovues, ndërsa për këtë qëllim Qeveria tashmë ka lidhur marrëveshje para një muaji për çka është shpallur furnizim në ueb-sajtin e Byrosë për furnizime publike.

Krahas me “Omega Komunikation” Qeveria në fillim të vitit lidhi marrëveshje edhe me agjencionet e marketingut “Republika”, “Treto uvo”, “Pointer” dhe “Creative marketing” me vlerë të përgjithshme prej 500.000 euro.

Qeveria deri tani nuk ka publikuar informatë zyrtare se sa ka shpenzuar në reklamat qeveritare, por megjithatë dihet se bëhet fjalë për shuma milionëshe.

Marrë nga: Plusinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button