Edukohen nxënësit në komunikacion

Një projekt i përbashkët mes Ministrisë së punëve të brendshme, Ministrisë së arsimit, dhe Këshillit republikan për siguri në komunikacion për edukimin e nxënësive të shkollave të mesme në komunikacion, është duke u realizuar muaj me radhë në shkollat e mesme. 

Para nxënësve të shkollës së mesme Gjorçe Stojçevski në Tetovë ligjerues nga këto institucione janë mbajnë trajnime me qëllim të vetëdijësimit të tyre.

Agim Neziri, inxhinier i diplomuar në komunikacion në këtë projekt duke u ligjeruar nxënësve për kulturën dhe etikën në komunkacion theksoi se, “në trafikun tonë duhet më shumë kulturë dhe etikë, pasi edhe për këtë qëllim ne jemi sot para këtyre nxënësve se edhe këta së shpjeti do të pajisen me lejë për vozitje, dhe kjo ligjeratë do të t’ju shërbej në të ardhëmen.

”Ndërsa inspektori nga sektori për punë të brendshme të trafikut rrugor Rexhep Ismaili theksoi se “aksidentët dhe rregullat në komunikacion kanë qenë  pjesë e kësaj ligjerate më nxënësit e shkollvë të mesme”. 

Nxënësit e shkollës së mesme tekstile në Tetovë Almir Mahmuti dhe Arian Jashari thonë se kishin mundësi që të dëgjonë për aksidentet dhe fatkeqësitë në komunkacion dhe mendojnë se në të ardhmen  kur ata do të bëhen vozitës do t’i ulin ato.

Ky projekt ka për qëllim që të mësoj dhe edukoj drejtuesit e ardhshëm në komunikacion sidomos tash kur qeveria përgatit ligjin që leja e vozitjes të merret që nga mosha 16 vjeçare.

/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button