Dokumentari për Malin Sharr pranohet në festivalin e Rumanisë

Filmi dokumentar “Një Rreze mbi Sharr” me regjisor Arben Thaçi është pranuar në Festivalin e Filmit Evropian që do të mbahet nga 3 deri më 13 maj në Rumani.

Ky është edicioni 16-të i këtij festivali që çdo vit mbahet në qytete të ndryshme të Europës ndërkaq këtë vit nikoqir i festivalit do të jetë qyteti i Bukureshtit.

Filmi dokumentar “Një Rreze mbi Sharr” është realizuar nga produksioni Arb film me mbështetje financiare nga Fondi i Filmit të Maqedonisë. Në këtë dokumentar përshkruhen bukuritë dhe vlerat natyrore të malit Sharr në pjesën e Maqedonisë. Regjisor dhe skenarist i filmit është Arben Thaçi, narrator i dokumentarit Arsim Fazlia dhe muzika origjinale është komponuar nga Fatos Lumani.Festivali i Filmit Evropian këtë vit organizohet nga Instituti Kulturor i Rumanisë me mbështjetje të ambasadave dhe qendrave kulturore të shteteve evropiane. 

Në këtë festival do të prezentohen gjithsej 50 filma nga 26 shtete evropiane. Përveç filmit shqiptar Maqedoninë në këtë festival ndërkombëtar do ta prezentojnë edhe dy filma maqedonas, filmi artistik “Ky nuk është film amerikan” i Sasho Pavlovskit dhe filmi dokumentar “Shokët” e Elizabeta Koneska dhe Frode Storas. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button