Propozohen gjashtë kandidatë të ri për anëtarë të ASHAM-it

Propozimet për gjashtë anëtarë të ri të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) u shqyrtuan në seancën e sotme të kryesisë së akademisë.

Për anëtarë të ri të institucionit më të lartë shkencorë në shtet janë propozuar profesorët Gane Galev, Mihail Petkovski, Zoran Karaxhov, Nada Pop-Jordanov, Trajçe Stafilov dhe shkrimtari Eftim Kletnikov.

Këto propozime, së bashku me 35 kandidatët, të propozuar nga institucionet dhe shoqatat, më 17 prill do të të vihen në shqyrtim publik në buletinin special të ASHAM-it.

Është paraparë që deri në fund të qershorit të thirret kuvendi zgjedhor në të cilën do të bëhet zgjedhja e akademikëve të rinj.

Marrë nga: Makfax

Lajme të ngjashme

Back to top button